Ka përfunduar ndeshja mes Milanit dhe Juventusit.
Juventusi shënuar fitore minimale ndaj Milanit me rezultat 1-0 për të fituar kështu trofeun e tetë rekord të Superkupës së Italisë.
Kjo finale e zhvilluar në Arabinë Saudite mblodhi rreth 60 mijë tifozë në stadium.
Golin e fitores dhe të suksesit për Juventusin e shënoi Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez shënoi në minutën e 61’-të të ndeshjes.
33 vjeçari, u vlerësua me notë 7.8 për paraqitjen në këtë ndeshje, ndërsa lojtari më vlerësimin më të lartë ishte mbrojtësi Alex Sandro, që u vlerësua me notë 9.0.