
Ditët e Thomas Tuchel te Paris Saint Germain janë të numëruara.
Trajneri gjerman në fund të sezonit mund të humbas punën, me PSG që ka filuar të kërkojë trajner të ri në Itali.
Mediet në Itali raportojnë se zgjedhja e parë e PSG do të ishte ish trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri.

52 vjeçari është i papunë që nga fundi i sezonit të kaluar, kur ndërpreu kontratën me Juventusin.
Allegri gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Milanin me Cagliarin, te PSG, synimi kryesor i tij do të ishte triumfi në Ligën e Kampionëve.