A do të kthehet Neymar te Barcelona? Flasin miqtë e lojtarit

13:56 | 21 Shkurt 2020

Miqtë e Neymarit mohojnë pretendimet e Messit për rikthimin e brazilianit te Barcelona.

Miqtë e afërt me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, kanë mohuar pretendimet e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, këtë javë.

Këtë javë, Messi deklaroi se shpreson që Barcelona të rikthejë ish-shokun e tij në Camp Nou.

Ylli argjentinasi gjithashtu këmbënguli se Neymar ishte i etur për tu rikthyer, por një transferim nuk u materializua.

“Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë”.

“Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”, ka thënë Messi rreth Neymarit.
Megjithatë, një burim i afërt me yllin brazilian ka mohuar pretendimet e bëra nga kapiteni i Barcelonës.
“Këto fjalë nuk janë të vërteta. Messi flet për të kaluarën, jo për situatën aktuale”, ka thënë miku i Neymari për L’Equipe.

Ndryshe, Neymar dhe Messi kanë krijuar një nga partneritetet më të frikshme në botë, së bashku me Luis Suarezin, duke fituar çdo trofe të mundshëm.

Komento: