
Manchester United janë të interesuar për sulmuesin 23-vjeçar të Wolves, Diogo Jota, sipas një raporti të mediave italiane Calciomercato sot.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë të interesuar për anësorin portugez për një kohë të gjatë, duke vlerësuar cilësitë e tij dhe shfaqjet e vazhdueshme tek Wolves, transmeton ORAinfo.
Jota, i cili është kontraktuar me klubin anglez deri në vitin 2022, ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat me gjithsej 2184 minuta deri më tani këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka siguruar pesë asistime, duke shënuar një hattrick kundër skuadrës spanjolle Espanyol në Ligën e Evropës dje.
Manchester United aktualisht është i 7-ti në Premierligë pas 26 ndeshjeve, duke vuajtur nga forma jo e mirë nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Klubi është vetëm tre pikë pas vendit të 4-të të Chelsea. Jota do të ndihmojë në rregullimin e fazës së sulmit në klub, pas lëndimit të Marcus Rashford./ORAinfo/