
Liverpooli ka identifikuar yllin e skuadrës gjermane, Werder Bremen, Milot Rashicën njofton tabloidi gjerman Bild.
Ylli kosovar, i cili është ka kontratë me skuadrën e Bundesligës deri në vitin 2022, ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat për gjithsej 1811 minuta deri më tani këtë sezon, transmeton ORAinfo.
Përgjatë kësaj kohe, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka siguruar katër asistime, duke qenë një pjesë e qëndrueshme e skuadrës së Werder Bremen. Mirëpo, ai kohët e fundit ka vuajtur nga mungesa e shënimit të golave duke mos shënuar që nga mesi i dhjetorit.
Liverpooli aktualisht po kalon një nga sezonet më impresionuese në historinë e futbollit të klubit. Skuadra e Premierligës është në krye të ligës angleze, e ulur me 76 pikë, 22 pikë para vendit të dytë Manchester City./ORAinfo/