Këto tri ndeshje në Serie A shtyhen për shkak të frikës nga Coronavirusi

09:27 | 23 Shkurt 2020

Frika nga Coronavisuri ka bërë që disa ndeshje të Serie A të shtyhen.

Coronavirusi është përhapur edhe në Itali, ku deri më tani ka regjistruar dy viktima, kurse në total janë shënuar 79 raste të prekura me këtë virus.

Si pasojë, kryeministri i Italisë, Conte, ka vendosur që në këtë rast të paprecedent të suspendojë të gjitha evenimentet sportive në Lombardi dhe Veneto, regjione ku Coronavirusi është përhapur.

Kështu, ndeshjet Verona – Cagliari, Atalanta – Sassuolo dhe Inter – Sampdoria do të anulohen.

Vendimi i kryeministrit është bërë i ditur në konferencën e tij të fundit për shtyp, gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Komento: