Kjo është pasardhësja e Angela Merkelit në CDU

17:42 | 07 Dhjetor 2018

Kancelaria gjermane Angela Merkel është tërhequr nga partia që e drejtoj për 18 vjet.

Kristian Demokratët e Gjermanisë (CDU) nga sot kanë një lidere të re të partisë.

Annegret Kramp-Karrenbauer sot zyrtarisht e zëvendëson kancelarin Angela Merkel si lidere e partisë, një vendim ky që e vendos atë në një pozicion për t’u bërë liderja më me ndikim në Evropë, transmeton Koha.net shkrimin e Reuters.

Kramp-Karrenbauer, 56 vjeçare, u zgjodh kryetare e CDU-së me 517 vota n ga 999 delegatë. Rivali i saj Friedrich Merz mori 482 vota.

Komento: