Gabim trashanik nga FFK, parasheh lojë me 30 shkurt

17:26 | 24 Shkurt 2020

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot orarin për xhiron e ardhshme të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.

Mirëpo, FFK-ja ka bërë një gafë teknike dhe tejet interesante.

Ata e kanë vendosur datën 30 shkurt për ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e cila praktikisht ‘nuk do të luhet fare’. Kjo pasi data 30 shkurt nuk ekziston fare në kalendarin greogrian, të cilin e përdorim edhe ne.

Gjithsesi, vërehet lehtë se ky ishte vetëm një gabim teknik – pasi në njoftimin për takimet e Ligës së Parë, FFK-ja nuk ia ka huqur.

Komento: