Një grua nga Gjilani gjendet pa shënja jete në shtëpinë e saj

13:43 | 25 Shkurt 2020

Në rrethana të paqarta është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua nga Gjilani.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjilan, ku është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, njofton policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia po e trajton rastin si “Vdekje e dyshimtë”

Komento: