Ky është këshilltari i radhës që u emërua nga Kurti në kabinetin e tij

16:07 | 25 Shkurt 2020

Kurti e emëron edhe një këshilltar në kabinetin e tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar edhe një këshilltar në kabinetin e tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, z. Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij”, thuhet në komunikatë.

“Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në fund të komunikatës.

Komento: