Duket se Milani po përgatitet për befasi të reja.
Qendërmbrojtësi danez i ka bindur Kuqezinjtë, të cilët janë të interesuar ta blejnë kartonin e tij nga Sevilla
Simon Kjaer ka shfaqur stabilitet në mbrojtjen e Milanit, që kur u transferua në San Siro.
Qendërmbrojtësi danez iu bashkua Kuqezinjve në janar dhe menjëherë është përshtatur me ambientin e ri.
Për këtë, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se “Rossoneri” po planifikojnë ta blejnë kartonin e futbollistit.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, gjiganti italian është i gatshëm t’i shpenzojë 2,5 milionë euro për mbrojtësin e Sevillës.
Më pas, Milani do të nënshkruante kontratë më afatgjate me 30 vjeçarin danez.