Loredana e ka ‘grimosur’ vajzën, shikoni gjendjen e saj

18:46 | 26 Shkurt 2020

Loredana Zefi është reperja e njohur kosovare, e cila po bën ‘bujë’ me këngët e saj.

Ajo u bë shumë e pëlqyer dhe e komentuar sidomos pas lidhjes me këngëtarin e mirënjohur, Mozzik, shkruan ORAinfo.

Pas ndarjes nga këngëtari, Loredana është shumë aktive si me projekte të reja ashtu edhe me postime në rrjete sociale.

Sot ajo ka publikuar një foto të vajzën, të cilën ia ka bërë me Snap dhe po duket si e grimosur.

Por, edhe në këtë formë, Hana po duket tejet e bukur dhe simpatike./ORAinfo/

Komento: