Pjesëtarët e FSK-së aksidentohen gjatë ushtrimeve në Brezovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

18:52 | 26 Shkurt 2020

Pjesëtarët e FSK-së janë aksidentuar gjatë ushtrimeve në Brezovicë.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke kryer ushtrime të ndryshme në Brezovicë, ndër to se si të ndërmerren aksionet për kërkim-shpëtim.

Por gjatë këtyre ushtrimeve disa prej pjesëtarëve kanë pësuar një aksident me makinë-motorike e cila përdoret në borë.

Aksidenti ndodhi pikërisht kur një nga pjesëtarët e FSK-së humbi kontrollin mbi motor dhe kësisoj pësoi lëndime të lehta trupore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasi u shkaktua aksidenti ishin disa qytetarë serb të cilët ndihmuan pjesëtarët e FSK-së që të tërhiqeshin me kamion bore dhe pas 30 minutave është arritur që të nxirren nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë e gjithë kjo situatë ka përfunduar pa dëme të tjera.

Komento: