Haradinaj reagon pas vendimit për taksën: Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

19:02 | 27 Shkurt 2020

Qeveria Kurti ka marrë vendimin për heqjen e taksës 100% për lëndën e parë që vjen nga Serbia.

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas njoftimit nga Kryeministri Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”.

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”.

Komento: