Paralajmërimi i Kurtit për heqjen e taksës, ky është reagimi i mediave serbe

20:59 | 27 Shkurt 2020

Mediat serbe menjëherë kanë raportuar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti që të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Agjencia e lajmeve Tanjug ka shkruar se ‘’ Kurti heq taksën për lëndët e para më 15 mars, ndërsa heq komplet taksën më 1 prill’’.

Po ashtu edhe B92 shkruan se ‘’Albin Kurti heqë taksën nga 15 marsi’’.

Veç Tanjug, B92 e Kurir të gjitha mediat e tjera kanë raportuar vazhdimisht për vendimin për heqje të taksës.

Në anën tjetër, nga Beogradi zyrtar ende nuk ka asnjë reagim lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për heqje të taksës.

Komento: