
Manchester United ka mposhtur me lehtësi Club Bruggen.
United ka shënuar fitore 5:0 në ndeshjen e luajtur në ‘Old Trafford’, për të vulosur kalimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.
Golin e parë në këtë takim e shënoi portugezi Bruno Fernandes, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 27’ të takimit.
Epërsinë e ‘Djajve të kuq’ e dyfishoi Odion Ighalo, në minutën e 34’, për t’i dhënë pakëz qetësi skuadrës së tij.
Kurse, rezultatin final të pjesës së parë e vendosi Scott McTominay, kur katër minuta para fundit të pjesës së parë shënoi për 3:0.
Fred u përkujdes të vendsote rezultatin final me dy golat e shënuara në minutat 82′ dhe 90′, për rezultatin 5:0.
Me këtë fitore, United shënoi rezultatin total 6:1, për të kaluar në fazën tjetër të garave.