Ozil në Fenerbahce? Flet shoku i tij i skuadrës

23:42 | 27 Shkurt 2020

Mesut Ozil mund të transferohet te Fenerbahce. Kështu ka thënë mesfushori egjiptian i Arsenal, Mohamed Elneny.

Elneny, i cili sezonin 2019/2020 po e kalon larg ‘Emirates’, beson se shoku i skuadrës, Ozil, mund të ndjek hapat e tij.

Egjiptiani insiston se Ozil mund të afrohet te skuadra e Fenerbahce në një pikë të karrierës së tij.

“Mesut vërtetë e do Fenerbahcen. Ai gjithmonë flet për klubin dhe tifozët” ka thënë Elneny, transmeton lajmi.net.

“Nëse më pyesni mua, mendoj se ai mund të afrohet te Fenerbahce. Ai gjithmonë më shqetëson duke kënduar këngë të Fenerbahce” ka shtuar lojtari egjiptian.

Ozil është aktualisht i lidhur me një kontratë te Arsenal, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021.

Komento: