Osmani viziton sot Pejën, do të ndalet në këto dy shkolla

07:57 | 28 Shkurt 2020

Peja pret sot Vjosa Osmanin.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në Komunën e Pejës.

Fillimisht, Osmani do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Kjo vizitë ka për qëllim njohjen nga afër të punës së kryetarit të Pejës, planet dhe sfidat në qeverisjes komunale.

Me këtë rast do të realizohen edhe dy vizita në dy shkolla ku janë duke kryer projekte të rëndësishme për rritjen e cilësisë më arsim.

Osmani do të vizitojë shkollën e arteve “Od’hise Paskali” dhe shkollën fillore “Asdreni”.

Pas këtyre vizitave, Osmani dhe Muhaxheri do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendi.

Me këtë rast, të dy protagonistët e takimit do të deklarohen shkurtimisht para mediave.

Komento: