Pioli e ka gati 11-shën startuese kundër Genovas, mungon ylli i madh

09:08 | 28 Shkurt 2020

Milan do të takohet të dielën me Genova në xhiron e 26-të të Serisë A.

Kjo ndeshje do të luhet pa shikues për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Stefano Pioli e ka gati edhe 11-shën startuese për këtë ndeshje. Befasi do të jetë munfesa e Gigio Donnarumma i cili po ‘lufton’ me një dëmtim të vogël, përcjell ORAinfo.

Kjo ka bërë që Pioli mos të rrezikojë dhe në vend të tij ta fus nga minuta e parë Asmir Begoviç.

Boshnjaku luajti kundër Fiorentinës për herë të fundit dhe ishte vendimtare në minutat e ndeshjes.

Në mbrojtje, Andrea Conti dhe Matteo Gabbia mbeten favoritët për të filluar ndaj Davide Calabria dhe Mateo Musacchio.

Përveç ndryshimit në portë, njëmbëdhjetë startues mund të jenë të njëjtë si kundër La Viola në raundin e fundit.

Milan startues (4-2-3-1): Begoviç; Conti, Gabbia, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

Komento: