Shpendit nuk po i ngutet, lë në gjysmë punimet në disa lagje të Prishtinës

09:52 | 28 Shkurt 2020

Gjendja në disa lagje të Prishtinës është shumë kaotike.

Punimet që po zgjasin me muaj po ua nxijnë jetën qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, para ca muajve filloi që t’i bënte disa sanime të rrugëve në kryeqytet.

Madje ia për çdo sanim të vogël iu tregonte përmes Facebook-ut qytetarëve.

Por siç duke disa prej tyre kanë mbetur në gjysmë.

Shkallët që të qojnë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ishin të shkatërruara. Por punëtorët filluan që t’i rregullojnë ato e tash 3 muaj është bllokuar tërësisht ajo pjesë.

Duke bërë që qytetarë të shumtë qe e frekuentojnë këtë pjesë të lëvizin në disa shkallë të rrezikshme aty pranë, për shkak të mënyrës së ndërtimit të tyre.

Më 29 nëntor 2019 Ahmeti kishte postuar njoftimin se janë duke u rregulluar shkallët për këmbësor për në Stacionin e Autobusëe, e ende nuk është përfunduar.

Komento: