
Theo Hernandez ka qenë një sukses i befasishëm për AC Milan këtë sezon, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sulmin e tyre pavarësisht se luajti si një mbrojtës i majtë.
Në fakt, ai ka gjashtë gola dhe dy asistime për emrin e tij këtë sezon, përcjell ORAinfo.
Kuqezinjtë arritën ta firmosnin atë vetëm për 20 milionë euro nga Real Madrid verën e kaluar. Bazuar në
shfaqjet e tij këtë sezon, shumë do të thoshin se çmimi është dyfishuar.

Gazzetta Dello Sport nënvizon këtë mëngjes se Milani nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij.
Prandaj, ata do të refuzojnë çdo ofertë të mundshme që mund të arrijë gjatë verës.
Duke marrë parasysh sa mirë ka bërë Hernandez, nuk do të ishte për t’u habitur të shohësh disa klube të mëdha që të bjën oferta të majme për t’i siguruar shërbimet e tij në qershor.
Për projektin e Rossoneri, megjithatë, është e qartë se ai do të jetë i paprekshëm. /ORAinfo/