Komisionerin i lartë i BE-së, Johannes Hahn ka arritur në prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Haradinaj.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë kërkesa e përfaqësuesit të BE-së për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Komisionerin Johannes Hahn, është shprehur t’i ketë thënë se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.
“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj.