Përfundon takimi mes Kurtit dhe Mustafës

19:09 | 28 Shkurt 2020

Përfundon takimi Kurti-Mustafa.

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Gazeta Express mëson se takimi i liderëve ka përfunduar, megjithatë asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kurti dhe Mustafa kanë dalë fshehurazi nga objekti i qeverisë duke iu shmangur gazetarëve.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

Komento: