Juventus dhe Inter do të përballen në ndeshjen që do të zhvillohen të dielen.
Antonio Conte ka deklaruar se përballja me Juventusin, është testi më i mirë për të parë Interin ku është, nëse është gati për të luftuar për trofe.
Nga një sezon aspak i mirë (vitin e kaluar), me Antonio Conten në stol, Interi ka ndryshuar rrënjësisht.
Zi Kaltrit po luftojnë për titullin e Serie A, edhe pse kohë pas kohe skuadra e Contes po çalon atëherë kur më së paku pritet.
Sido që të jetë, Antonio Conte beson se ndeshja e së dielës me Juventusin, është një test i mirë për të parë çfarë i mungon skuadrës së tij për të luftuar për trofe.
“Ndeshja e të dielës do të jetë e rëndësishme. Në fund të kësaj ndeshje do të kuptojmë se çfarë na mungon, që të jemi në nivelin për të fituar trofe”, u shpreh Conte.
“Është e drejtë që Interi të garojë për të fituar në të gjitha kompeticionet ku luan, edhe nëse prej gati 10 vitesh, ky klub nuk ka marrë trofe në shtëpi. Fitimi i titujve nuk është kurrë i lehtë. Shumë nuk e dinë se çfarë rruge e mundimshme është për të mbërritur atje”, deklaroi ai mes tjerash.
Sfida në “Allianz Stadium” do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të frikës nga koronavirusi që po përhapet me shpejtësi nëpër botë.