Raportuesja për Kosovën përkrah vendimin e Kurtit për taksën, kërkon të hiqen vizat

17:17 | 29 Shkurt 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka dhënë komentin e saj për vendimin e Albin Kurtit për taksën.

Ajo ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton Express.

Von Cramon ka shkruar në Tëitter se propozimi i Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës(në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Viola von Cramon i ka bërë një replikë postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin që të merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.

Komento: