Përfundon mbledhja e Qeverisë në Prevallë, harmonizohet programi

18:25 | 29 Shkurt 2020

Harmonizohet programi qeverisës.

Pas gati tetë orësh takim të Qeverisë së Kosovës në Prevallë, ai ka përfunduar.

Mësohet se qeveria ka harmonizuar programin e vet qeverisës, raporton Koha.

Kryeministri Albin Kurti, më herët ka thënë se sot atje është prezantuar Drafti i Programit Qeverisës, dhe sipas tij, qeveria në krye me të do të planifikojë çdo gjë para se të vendosë.

Ai në fjalën e tij drejtuar kabinetit qeveritar ka paraqitur synimet kryesore që Qeveria synon t’i arrij gjatë mandatit qeverisës.

Kurti ka thënë se synim kanë anëtarësimin në NATO, duke shtuar se do të investojnë në mbrojtje që të rrisin kapacitetet e FSK-së.

Haki Abazi, tha para mediave se salla ku janë mbledhur sot ka kushtuar 150 euro, dhe ishte një drekë e thjeshtë.

Komento: