Hoti tregon çka u definua sot mes VV-së e LDK-së në Prevallë

18:41 | 29 Shkurt 2020

Çka u definua sot mes VV-LDK.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, me të përfunduar takimi i Qeverisë në Prevallë, ka treguar në facebook se çka është definuar mes VV-LDK.

Pas takimit, u bë e ditur se sot është harmonizuar programi qeverisës.

Postimi i Hotit:

Sot në Sharr, në takim pune të Qeverisë, definuam tri çështje:

1. Përmbyllëm Programin Qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist,

2. Diskutuam problemet që kemi gjetur në secilën ministri, që janë shqetësuese në shumicën e rasteve me pasoja financiare për shtetin dhe për qytetarët dhe

3. U dakorduam për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren. /ORAinfo/

Komento: