
Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Feti Limani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 15:00 (në kohën e namazit të Ikindisë), në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.
Avokati, Feti Limani u lind në vitin 1953 në fshatin Gjelbrishtë (ish Hajkobillë), Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977/78, ndërsa, studimet pasuniversitare i vazhdoj në Universitetin e Zagrebit. Studiet e doktoratës i kreu në Universitetin “SV.Kirili i Metodij” në Shkup në vitin 2014, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike.
Avokati Feti ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë.
Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbajë mbledhje komemorative në objektin e OAK-së në Prishtinë, sot, në orën 14:00.
