Heqja e taksës 100%, Osmani paralajmëron takimin e radhës me Mustafës dhe Kurtit

14:46 | 01 Mars 2020

LDK po insiston në heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se do të vazhdojnë të kenë takime me partnerin e koalicionit për t’u dakorduar për çështjen e heqjes së tarifës.

Ajo nuk tregon detaje për takim e së premtes, ku Isa Mustafa e Albin Kuri u takuan për disa orë në objektin e qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë ditëve në vijim… nga e hëna do të mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, tha ajo.

Për këtë është pyetur nga KosovaPress edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka mohuar e flasë sot për çështjen e tarifës. Të dy këta kanë marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të personave që përdorin karroca.

Derisa Kurti ka dhënë një propozim për heqjen e tarifës, Mustafa sot ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po e kërkon SHBA.

Komento: