Vjen reagimi i QKUK-së: Do t’i shikojmë kamerat se pse nuk iu dha ndihma të moshuarit

22:32 | 17 Janar 2019

Një video ku një i moshuar shihet në gjendje të rëndë në QKUK dhe askush nuk merret me të ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Pak më parë në medie ka qarkulluar një video, teksa një i moshuar rënkon nga dhimbjet por që asnjë nga mjekët në emergjencë nuk i ka ofruar ndihmë.

Lidhur me këtë video ka reaguar QKUK.

QKUK kanë bërë me dije se ambienti i Klinikës Emergjente janë të monitoruara 24 orë nga kamerat, andaj edhe do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar nga mediat, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”.

Është duke vazhduar greva nëpër institucionet shëndetësore në Kosovë. Derisa mjekët kërkojnë rritje page, pacientët janë ata që vuajnë pasoja.

Komento: