
Yllka Kuqi është këngëtarja nga Gjakova e që në publik u bë e njohur që daljen e parë në skenë.
Ajo ka luajtur vazhdimisht me stilet muzikore dhe në të gjitha ka qenë shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.
Yllka ditë më parë publikoi disa foto më të cilat konfirmoi shtatzaninë e saj.
Por, babai i saj sot njoftoi se Yllka tashmë është bërë nënë e një vajze.
Duket se këtë gjë Yllka nuk ka dashur ta ndajë me publikun.
E pas kësaj, këngëtarja në fjalë është shumë pak aktive në rrjetet sociale.
Por, duket se veprimtarinë muzikore nuk e ka ndaluar.
Ajo ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Baby Broën dhe Cengiz Elmaz./ORAinfo/
