Real Madrid 2:0 Barcelona, kush shkëlqeu e kush dëshproi në këtë El Clasico?!

23:23 | 01 Mars 2020

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titull, duke mposhtur Barcelonën 2:0 në ‘Santiago Bernabeu’.

El Clasico dhuroi një spektakël sidomos pas shënimit të golit, ku rastet nuk munguan.

Vinicius Jr dhe Mariano Diaz ishin golashënuesit e kësaj super ndeshje.

Pikërisht, braziliani është lojtari që është vlerësuar më së shumti – falë paraqitjes fantastike që pati sonte.

Natë për t’u harruar pati dyshja e sulmit Griezmann – Messi.

Komento: