I moshuari që kërkoi ndihmë në QKUK është vëllai i këngëtarit të njohur shqiptar

23:59 | 17 Janar 2019

Një video ku një i moshuar shihet në gjendje të rëndë në QKUK dhe askush nuk merret me të ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Në internet ka qarkulluar sonte një video ku shihej një person i moshuar teksa kërkonte ndihmë në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

I njëjti nuk arriti të marr asnjë ndihmë nga mjekët përgjegjës për shkak të grevës të mantel bardhëve.

Mwsohet se bëhet fjalë për Asllan Hajrën nga Mitrovica. Përndryshe, Asllani është vëllai i këngëtarit të famshëm shqiptar, Luan Hajrës.

https://www.youtube.com/watch?v=SqloHoy_OBo

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reagauar edhe QKUK-ja e cila ka bërë të ditur se ambienti i Klinikës Emergjente është monitoruara 24 orë nga kamerat, andaj edhe do t’i bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

Komento: