Limaj-Kurtit: Çu shko drejtoje ti pra dialogun me Serbinë

14:06 | 02 Mars 2020

Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për taksën 100%.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i ka thënë Albin Kurtit se duhet të sillet si shef i Qeverisë dhe të merret me cështjen e dialogut e jo të aktrojë e të improvizojë. Sipas Limajt, Kurti propozoi të hiqet taksa, pa marrë asnjë zotim në këmbim.

“Shkove e hiqe taksën pa negociu me Serbinë, pa kërku asgjë”, ka thënë Limaj.

Limaj thotë se Kurti nuk po sillet si lider i shtetit dhe se atij do t’i kërkohet menjëherë të shkojë në dialog, pas heqjes së taksës.

“Menjëherë pasi e largon taksën do të shkosh në dialog pas një jave. Kanë me të cu. Ose ndoshta jo menjëherë se Vuciqi i ka zgjedhjet në Serbi, por do të shkosh”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për letren qe Kurti i ka shkruar Trumpit.

“Ne letrën që ia kishe dërgu presidentit amerikan, s’ke dashtë që Thaçi mos me vazhdu me udhëheq më dialogun, Çu pra, Çu Albin ti nisu drejtoje dialogun”.

“Tema kryesore e kësaj qeverie është dialogu me Serbinë. Merru me temën kryesore se krejt bota po merret me dialogun tonë e ti jo”.

“Ti ke lypë krejt ose asgjë në opozitë. Tash je ka i lëshon krejt”, ka thënë Limaj.

“70 për qind të fjalimit tënd e ke pasur për LDK’në. E këqyrshe Kadrinë por e pate për LDK’në. Keni probleme. Unë i analizojë këto sene” tha Limaj.

Komento: