Pacolli kërkon heqjen e taksës: Është e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara

15:53 | 02 Mars 2020

Përkrahës i heqjes së taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës ka dal edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai ka bërë thirrje që të hiqet taksa 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.

Përmes një postim në Twitter, Pacolli shkruan se kjo është mënyra e vetme që Kosova të çoj përpara proceset e saj të lëna në gjysmë.

Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa para-kushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara, të cilët duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkruan Pacolli në Twitter.

Komento: