Ndeshja PSG-Dortmund do të luhet pa tifozë për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Paris Saint Germain mund të detyrohet të zhvillojë ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund me dyer të mbyllura, shkaku i shpërthimit të Koronavirusit në Paris.
PSG janë mposhtur 2:1 nga Dortmund në ndeshjen e parë që u zhvillua në ‘Signal Iduna Park’.
Ministrja e Sportit në, Roxana Maracineanu, Francë ka folur për mundësinë që kjo ndeshje të zhvillohet me dyer të hapura në ‘Parkun e Princave’.
Franca tashmë ka ndërmarrë një qasje të kujdesshme rreth Koronavirusit, duke ndalur mbledhjet e më shumë se pesë mijë personave në tubime.
Këto masa kanë çuar tashmë në mbylljen e Luvrit, dhe mund të bëjnë që e njëjta të ndodh edhe në sport.
Maracineanu ka konfirmuar para gazetarëve se ndeshja së paku do të zhvillohet, duke shtuar se mund të luhet edhe me dyer të mbyllura.
Shkaku i Koronavirusit, shumë ndeshje në Evropë janë shtyrë, e në veçanti në futbollin italian.