Rusia është gati ta njoh pavarësinë e Kosovës, Kështu të paktën po pretendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli është shprehur i bindur se Rusia do ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Këto komente, Veseli i bëri një ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, në Serbi.
“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thënë Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.