Zeka i reagon Konjufcës: Me e largu Vlorën, sikur me e praptu makinën diplomatike midis rrafshit

18:44 | 03 Mars 2020

Kërkesa e ministrit të jashtëm për largimin e Vlora Çitakut nga pozita e amasadores, ka nxitur edhe reagimin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës.

Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se kërkesë e tillë i bije se personat që e kanë kërkuar një gjë të tillë nuk po kanë mjete kundër presidentit Thaçi dhe se në këtë formë sipas tij po i sulen Çitakut, shkruan lajmi.

“Nuk bane keshtu. Me largu Vloren, ashte sikur me praptu makinen diplomatike midis rrafshit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mos ke çka me i ba Thaçit e meshoja Vlores

Nuk bane keshtu. Me largu Vloren, ashte sikur me praptu makinen diplomatike midis rrafshit.
Hore dojne mu ba shkaku i inatit. S’po kane çka me i ba Hashes, meshoja Vlores…
Mazamakeq.

Komento: