Kurti i dërgon letër Thaҫit, e fton nesër për takim

21:23 | 03 Mars 2020

Albin Kurti e ka ftuar Hashim Thaҫin për takim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçim ku e fton këtë të fundit në takim për ditën e mërkurë.

Thaci pati një takim në SHBA me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën. Pas këtij takimi i njëjti kërkoi që të raportonte në Kuvendin e Kosovës për takimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Po ashtu, Kurti disa ditë më herët publikoi një marrëveshje të Thacit me NATO’n, ku nëkohën sa ishte kryeministër, Thaci kishte nënshkruar një marrëveshje për mos shkuarje të FSK’së në veri të Kosovës.

Kurti kërkoi një takim me presidentin që të sqaroheshin rreth këtij dokumenti.

Komento: