Ҫ’njohjet e Kosovës, Abazi i fajëson diplomacinë dhe presidentin

22:34 | 03 Mars 2020

Haki Abazi i fajëson diplomacinë dhe presidentin për ҫ’njohjet e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar fushatën e Serbisë kundër njohjeve të shtetit të Kosovës.

Abazi ka thënë se çnjohja nga Sierra Leone ka qenë një veprim i paralajmëruar qysh moti.

“I kam thënë Enver Hoxhajt dhe Edita Tahirit në atë kohë se hyrja në dialog pa asnjë strategji, i vendos në pauzë njohjet e reja”.

“Serbia brenda një muaji ka rritur të bind Sierra Leonen për të tërhequr njohjen”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës thotë se gabim historik ka qenë futja në një dialog që në atë kohë është konsideruar vetëm teknik e që më pas u bë politik.

Abazi thotë se tërheqja e njohjeve është proces i dështimit të diplomacisë kosovare në përgjithësi.

“Institucionet tona kanë humbur kredibilitetin. Presidentin askush më nuk e pret me protokoll sepse është rrëzuar përtokë forma e ushtrimit të diplomacisë”.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, thotë se Presidenti qëllimisht është duke iu ikur takimeve me kryeministrin Kurti.

Ai hedh dyshime për ato që Presidenti është duke i diskutuar në SHBA me zyrtarë të ndryshëm.

Komento: