Fillon gjykimi i rastit “Veteranët”, Haradinaj dëshmitar

10:22 | 04 Mars 2020

Ka nisur gjykimi i rastit të njohur si “Veteranët”, në të cilin pritet të dëshmojnë tre persona.

Njëri ndër dëshmitarët është edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj do të fillojë i pari dëshminë, ndërsa pas tij pritet të dëshmojnë edhe dy hetues të Policisë se Kosovës që kanë qenë pjesë e ekipit hetues në këtë rast, raporton Koha.

Dëshmia e Haradinajt, sipas vendimit të gjykatës, nuk mund të publikohet deri në përfundimin e intervistimit të dëshmitarëve të ftuar. Dhënia e dëshmive pritet të përfundojë sot.

Komento: