Ideja për reciprocitetin, Kurti e merr një mbështetje të fortë nga diplomati gjerman

10:55 | 04 Mars 2020

Albin Kurti ka marrë një mbështetje nga diplomati gjerman.

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka dalë në krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe idesë së tij për reciprocitetin.

Ischinger ka shkruar në Twitter se askush nuk mund të argumentojë që reciprociteti nuk është parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilateriale, raporton express.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar diplomati gjerman.

Këto komente, Ischinger i ka bërë pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vazhdon me fushatën e ç’njohjeve, edhe pasi që Kosova e ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.

Komento: