
Janë ndër këngëtaret me të përfolur në rrjetet sociale.
Janë bërë pothuajse një vjet që kur Robert Berisha njoftoi për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.
Gjatë kësaj kohe, Roberti dhe Nora përkrahën njëri-tjetrin pas publikimit të projekteve të reja dhe shijuan pushimet dimërore në Bansko së bashku me vajzën e tyre.
Roberti duket se nuk po e heq dot nga mendja këngëtaren. Së fundmi ai ka publikuar një video në InstaStory, teksa tregoi se po dëgjon në makinë këngën e Norës “Anna”.
