
Çitaku thotë se Thaçi më ka kërkuar ta vazhdoj detyrën.
Vlora Çitaku e pranon kërkesën e Ministrit Glauk Konjufca për t’u larguar nga pozita, por ajo thotë se ka pasur kërkesë nga Presidenti Thaçi për ta vazhduar punën e saj si Ambasadore në SHBA.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e ka pranuar propozimin e kryediplomatit Glauk Konjufca për t’u larguar nga detyra.
Dekretin e shkarkimit të një ambasadori duhet ta nënshkruaj Presidenti, megjithatë në reagimin e saj në Facebook, Çitaku shkroi se do ta respektojë kërkesën e Konjufcës dhe se nuk do të tentojë të qëndrojë një pozitë ku është e padëshiruar nga Qeveria.
Por në shpjegimin që ambasadorja e ka dhënë në gjuhën angleze në Tëitter, ajo ka shtuar edhe një fjali tjetër.
Çitaku tregon se Presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar asaj që të vazhdojë detyrën e saj në krye të misionit diplomatik të Kosovës në SHBA.
“Edhe pse Presidenti ka autoritet ekskluziv për këtë vendim dhe ai më ka kërkuar mua të vazhdojë shërbimin me kapacitetet e mia të tanishme, unë do ta respektojë kërkesën e Qeverisë”, ka shkruar Çitaku.