Haradinaj tregon pse u parait sot në Gjykatë

12:18 | 04 Mars 2020

Haradinaj thoë se sot u paraqita në Gjykatë për rastin e veteranëve.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar në rastin e veteranëve.

Haradinaj thotë se i është përgjigjur ftesës së gjykatës për të dëshmuar në rastin për listat e veteranëve, ku dyshohet se janë shtuar mijëra veteranë të rrejshëm.

“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Për rastin e njohur si “Veteranët”, po akuzohen anëtarët e komisionit për verifikimin e stautsit të veteranëvve, Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj dhe nëntë persona të tjerë.

Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj këtyre personave nën dyshimet se në listat e veteranëve janë shtuar rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm.

Komento: