Thaçi thotë se askush nuk është pronar i Kuvendit – flas në konferencë për takimin me Vuçiqin

12:52 | 04 Mars 2020

Thaçi thotë se askush nuk është pronar i Kuvendit, nëse nuk më mundësohet raportimi do të mbajë konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse nuk do t’i mundësohet raportimi në Kuvendin e Kosovës, ai do t’i drejtohet qytetarëve përmes një konference për media.

Thaçi ka deklaruar se askush nuk është pronar i Kuvendit.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesë tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund të uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia, por më është pamundësuar. Do t’i ftojë të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin. Është e drejtë imja kushtetuese por nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia ime e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga Kuvendi është që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington”, ka deklaruar ai.

“Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pas dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

Komento: