Presidenti serb cakton 26 prillin si datë të zgjedhjeve në Serbi

14:16 | 04 Mars 2020

Vuçiq cakton 26 prillin si datë të zgjedhjeve në Serbi.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se zgjedhjet nacionale në Serbi do të mbahen më 26 prill të këtij viti.

Në njoftim të tillë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media.

Këto zgjedhje që do të mbahen në fund të prillit konsiderohen se do të jenë prej të më rëndësishmeve në dekadën e fundit në Serbi për shkak të situatës aktuale politike dhe dialogut me Republikën e Kosovës.

Komento: