‘Epopeja e UÇK-së’ bën bashk Thaçin, Kurtin dhe Osmanin

15:37 | 04 Mars 2020

Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryeministri Albin Kurti në krye të grupit që do të merrej me organizimin e ka emëruar ditë më parë zëvendëskryeministrin e dytë, Haki Abazin.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, me datë 5 mars, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, në të gjitha komunat e Kosovës.

Në ora 09:00 do të mbahet seancë Solemne në Kuvend të Kosovës, ku të pranishmëve do të ju drejtohet kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu, do të mbahen seanca solemne nëpër Kuvende Komunale, shkruan express.

Në ora 12:00 do të bëhet parakalimi i Trupave të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, derisa fjalim do të mbajnë i pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Në datë 6 mars, nga ora 09:00 do të ketë Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari, ndërsa në ora 12:00 do të ketë homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së
Nga ora 17:00 do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, historiani Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati

Në datë 7 mars do të ketë homazhe pranë familjes Jashari si dhe do të mbahet Nata e Zjarreve.

Komento: