Thaçi: Sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare

12:49 | 05 Mars 2020

Thaçi thotë se heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare.

Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij në kazermën Adem Jashari në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se heroizmi i familjes Jashari mobilizoi shqiptarët kudo që jetonin në botë.

“Heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare. Lufta titanike e familjes Jashari vuri në lëvizje gjithë diplomacinë botërore, prandaj bota shqiptare me respekt përkulet në Prekazin legjendar”, tha Thaçi.

Ai tha se bota shqiptare prandaj me respekt për kulet në Prekazin legjendar.

Sa herë vije Epopeja tha Thaçi kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve, martirëve e gjithë qytetarëve të rënë për liri.

Komento: