Suso me këtë deklaratë do t’i dëshprojë tifozët e Milanit

15:58 | 05 Mars 2020

Skuadra e LaLigës, Sevilla është e lumtur me mënyrën se si anësori Suso është vendosur në skuadër deri tani që nga lëvizja e tij e janarit.

Pavarësisht se ishte lojtari kryesor krijues i Milanit gjatë tre sezoneve të mëparshme, Spanjolli humbi vendin e tij në fillim në formacionin startues me kalimin e Stefano Pioli në një formacion 4-4-2, me bashkatdhetarin Samu Castillejo.

Suso siguroi një dalje në fund të dritares në Sevilla në form huazimi, po me një mundësi për blerje të plotë, përcjell ORAinfo.

Suso në nj intervistë la të kuptohet se Milani ka probleme paqëndrueshmërie dhe se ai dëshiron të qëndrojë përtej huazimit të tij.

Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato Sevilla është ‘shumë e lumtur’ me ndikimin që Suso ka bërë, dhe në veçanti drejtori sportiv Monchi.

26-vjeçari ka një gol dhe një asistim në shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani që nga lëvizja e tij. /ORAinfo/

Komento: